Tuna dhe Patris në krizë? Ja çfarë kanë vendosur të bëjnë këtë fundvit (Foto)

  • 29 December 2017 - 16:48
Tuna dhe Patris në krizë? Ja çfarë kanë vendosur të bëjnë këtë fundvit (Foto)

Tuna dhe Patris Berisha janë një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar kohët e fundit. Për disa javë me radhë u fol për një ndarje midis të dyve duke qenë se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Përpara disa ditësh Patrisi foli për marrëdhënien e të dyve duke thënë se çdo gjë po shkon shumë mirë dhe janë më të dashuruar se kurrë. Gjithashtu fotot e fundit të çiftit i përforcojnë akoma dhe më shumë fjalët e Patrisit. Ata kanë vendosur që këto ditë festash t’i kalojnë së bashku me djalin e tyre Tian në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si Tuna ashtu dhe Patrisi kanë postuar disa foto të Tian, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi për ndarjen midis tyre.

(Kosova Sot)