U martuan në shtator, ja si duket shtatzënë bashkëshorja e këngëtarit të njohur (Foto)

  • 29 December 2017 - 17:35
U martuan në shtator, ja si duket shtatzënë bashkëshorja e këngëtarit të njohur (Foto)

Lolita Begolli, bashkëshortja e këngëtarit Besnik Qaka, ka hedhur në llogarinë e saj në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur. Bjondia bukuroshe, pavarësisht se shumë shpejtë do sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ruan forma të shkëlqyera fizike. Ajo është shfaqur në foto me dy vajza të tjera. “Bebi im ka tezet më të mira”- shkruan Lolita. Disa muaj më parë çifti u martua në një ceremoni madhështore dhe menjëherë pas saj, ata deklaruan lajmin e bukur se do të bëheshin prindër. Si një nënë e re në pritje, Lolita ka filluar përgatitjet e para. Një muaj më parë ajo ka publikuar një imazh ku shihen këpucët që ka blerë për beben që do vijë në jetë . Në këtë mënyrë bukuroshja ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, ndaj në muajin mars çifti do të bekohet me një vajzë.

(Kosova Sot)