Top dështimet dhe skandalet e VIP-ave gjatë vitit 2017 - VIP - Kosova Sot
Top dështimet dhe skandalet e VIP-ave gjatë vitit 2017

Top dështimet dhe skandalet e VIP-ave gjatë vitit 2017

NGA ZHVESHJET E TEPËRTA DERI TE BLERJA E "LIKEVE"

Bleona Qerreti ka vazhduar edhe në 2017 të çudisë me fotot nudo

Blero një kohë pas publikimit të videoklipit "Mbylli sytë" e fshiu atë, siç ishte arsyetuar, me kërkesë të fansave. Por, e këtij mendimi nuk ishte Albulena Uka

Të bujshme në 2017 kanë qenë edhe disa skandale dhe dështimet e VIP-ave shqiptarë. Fotografitë nudo, postimet interesante dhe herë-herë të çuditshme nga ana e 'heronjve', apo 'heroinave' shqiptare të rubrikave rozë kanë qenë me bollëk. Zhurmë dhe bujë u bë edhe ndaj shumë projekteve të VIP-ave tanë, të cilët ende nuk po arrijë të gjejnë veten në majat e synuara. Bile edhe emra të njohur që dikur nuk 'zbrisnin' nga frontet e top listave të muzikës botërore.

FSHIRJA NGA BLERO

Image

Këngëtari Blero nuk shquhet për ndonjë skandal gjatë vitit 2017, por epilogu i bashkëpunimit me këngëtaren Albulena Ukaj ishte vërtet i tillë. Blero, një kohë pas publikimit të videoklipit "Mbylli sytë" e fshiu atë, siç ishte arsyetuar ai, me kërkesë të fansave. Por e këtij mendimi nuk ishte Albulena. "Prej që ka dalë klipi ia nisi me shku shumë mirë, kam marrë shumë mesazhe nga fansat dhe ka qenë kërkesa e tyre që nuk u ka pëlqyer këngëtarja Albulena, pastaj mblodha ekipin tim dhe mora vendimin për ta larguar këngën", ishte arsyetuar Blero për fshirjen. Më pas erdhi edhe reagimi i Albulenës, në të cilin thoshte se karrierën e saj e ka ndërtuar me mundësitë e veta dhe pa mbështetje të kushtëzuara, gjithnjë duke pasur parim moralin, respektin dhe lidhjen e ngushtë me familjen time të ndershme, e jo duke llogaritur në bashkëpunime, apo çfarëdo qoftë tjetër.

Image

NGRITJA E VËSHTIRË E RITA ORËS

Këngëtarja e famshme shqiptaro-britanike, Rita Ora, ende vazhdon të vuajë pasojat nga ndarja me Roc Nation dhe shefin Jay Z. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, ende mbetet larg top listave botërore, që ishte para disa viteve. Edhe kënga e saj e fundit, "Anywhere", mbetet shumë larg suksesit të dikurshëm të këngëve, me "Shine Ya Lighet" apo "How we do". Për të arritur këtë, mediet botërore shkruajnë se Rita po bëhet pjesë e evenimenteve të rëndësishme të muzikës botërore. 

Image

KONFLIKTI "BABASTARS"

Shumëçka u fol për 'Babastars' gjatët këtij viti. Ata u përçanë, patën tensione. Problemi doli nga Albert Krasniqi, i cili kishte shkruar për pakënaqësitë që ka, duke thënë se Geti dhe një nga menaxherët, Dekori, po bëjnë padrejtësi për anëtarët e tjerë të këtij grupi. Alberti publikoi edhe një bisedë që ka zhvilluar në "Viber" me Getin, ku edhe shpreh pakënaqësitë e tij, duke shkruar se ai po merret më shumë me Majkun sa u përket datave, ndërsa interesimi për Skivin, Cozman dhe Onatin është shumë i vogël."Arsyeja që jam jashtë BS Monopol", kishte shkruar ai.

Image

URIMI I ÇUDITSHËM I MORENA TARAKUT

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, që është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale dhe që nuk heziton që çdo ditë të publikojë imazhe nga përditshmëria e saj në 'Instagram Story', shpeshherë shumë të nxehta, gjatë vitit 2017 publikoi vidoklipin "SHLIF", një këngë dedikuar dikujt që ajo i dëshiron çdo të keqe. Këtë mund ta zbulojë çdokush që dëgjon këngën e saj, "SHLIF". 

Image

ZHVESHJA E TEPRUAR E BLEONA QERRETIT

Bleona Qerreti, një nga bukuroshet shqiptare të shoubizit, e cila nuk përton të pozojë nudo, ka vazhduar edhe në 2017 të çudisë me fotot e saj, të cilat i lëshon edhe në rrjetet sociale. Por, nga veprimet që çuditi ndjekësit e saj dhe publikun është porosia për të ruajtur sekretin e shtatzënisë, pavarësisht moshës, që atë ta ketë kurdo që ka dëshirë. Përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në 'Instagram', ajo demonstron mënyrën se si duhet bërë atë, një porosi kjo edhe për të gjitha vajzat që duan ta ndjekin rrugën e saj. 

Image

BLERJA E "LIKEVE" DHE "DISLIKEVE"

Viti 2017 shënoi edhe një tjetër skandal që po e përdorin njerëzit e shoubizit. Blerja e 'likeve' për produktet e tyre, por edhe 'dislikeve' për produktet 'armike', duke shënuar këtu edhe një 'luftë' në mes të produksioneve të ndryshme muzikore për të bërë për vete fansat. Mjafton një hulumtim i shkurtër në 'Youtube' për të vërejtur këtë fenomen. 

(Kosova Sot) 

19 orë e 33 minuta më parë
20/04/18