SHPENZIME ALLA SHEIKËSH - VIP - Kosova Sot
SHPENZIME ALLA SHEIKËSH

SHPENZIME ALLA SHEIKËSH

DASMAT MË MADHËSHTORE TË VIP-AVE SHQIPTARË NË 2017

Risia që sollën VIP-at shqiptarë në vitin 2017 ishin dasmat me bollëk, por e veçanta e tyre ishin shpenzimet marramendëse që ata bënë, vendi ku vendosën të martohen, luku dhe stili i tyre në ditën e dasmës. Me të ftuar të njohur, ku më pak e ku më shumë, nuk munguan dasmat që lanë shumë të pakë- naqur. Bile pati raste kur shpërthyen edhe inatet për mosftesa dhe revanshet... Janë disa prej dasmave që te VIP-at u përfolën për madhështinë e tyre dhe shpenzimet alla sheike.

XHENSILA ME BES KALLAKUN

Image

Çifti bëri një dasmë madhështore, të organizuar në Pallatin Presidencial në Tiranë. Të ftuarit në dasmën e tyre ishin shumë të njohur nga shoubizi shqiptar. Dasma flitej se kushtoi 65 mijë euro. Xhensila ka kohë që ishte në lidhje me aktorin Bes Kallaku. Xhensila Myrtezaj, që nga fillimi i karrierës, ishte e suksesshme dhe shumë shpejt u fut në treg me këngën e parë "Engjëlli im".

MARINA VJOLLCA ME GETOAR SELIMIN

Image

U martuan në shtator të vitit 2017, në një ceremoni madhështore, ku nuk munguan të ftuar të veçantë. U spekulua se paguan 130 mijë euro për dasmën. Reperi Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca i kanë dhënë fund beqarisë, duke ndërruar unazat në Durrës, në një ceremoni me rreth 400 të ftuar, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fytyra publike. Ceremonia u mbajt nën udhëheqjen e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.

ANGELA MARTINI ME MILIARDERIN RUMUN

Image

 Modelja shqiptare Angela Martini është martuar me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Ndërsa, përcjellësja e nuses ishte Bleona Qerreti. Çifti u kurorëzua në Las Vegas. Ishte vetë modelja që konfirmoi martesën, duke publikuar nëpër rrjete sociale fotografi të ceremonisë. "E sapomartuar, natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur", kishte shkruar Martini nëpër rrjetet sociale.

DASMA MADHËSHTORE E LABIT DHE QËNDRESËS

Image

 Moderatori dhe prezantuesi Labinot Gashi i dha fund beqarisë në mënyrën më të mirë në 2017. Dasma e tij me Qëndresa Bajramin u mbaj në tetor dhe do të mbahet mend për të veçantat e saj. Jo vetëm ambientet ku u zhvillua dasma, të ftuarit, ku nuk munguan fytyrat publike, por për shkak se Labi e solli nusen me tren, me 80 të ftuar, e më pas festoi në një nga restorantet më luksoze në vend.

 MARTESA E BESNIK QAKËS ME LOLITA BEGOLLIN

Image

 Një tjetër kosovar i shoubizit i dha fund beqarisë në 2017, ishte Besnik Qaka, i "Nrg Band". Në fund të shtatorit 2017, ai u martua me Lolita Begollin. Në dasmën e çiftit u fol se morën pjesë yje të mëdha të estradës shqiptare, kolegë të tij, e pse jo edhe fytyra të tjera nga skena publike.

STILISTI VALDRIN SAHITI 'KAPITULLON' NË LAS VEGAS

Image

Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, i ka dhënë fund beqarisë shumë larg Kosovës. Ai u martua me Edita Ramadanin në një ceremoni martesore intime, të mbajtur në Las Vegas, SHBA. Këtë martesë dyshja e kanë organizuar në një prej restoranteve më luksoze të metropolit amerikan.

ORINDA HUTA DHE TURJNA HYSKA

Image

Një dasmë tjetër mjaft e përfolur gjatë vitit 2017 ishte edhe ajo e Orinda Huta dhe Turjan Hyskës. Çifti i ekranit, që kanë mbi 10 vite bashkë, janë martuar në një ceremoni në një nga ambientet më të mrekullueshme në periferi të Tiranës, me 300 të ftuar. Mediet tiranase shkruan se dasma ishte e fisme, madhështore dhe e thjeshtë, tri elemente që u ndërthurën aq bukur për të sjellë atmosferën e një feste larg pompozitetit, por që të transmetonte emocion. Ndërkohë që kishte shumë trëndafila natyralë në ceremoni, gjatë së cilës Turi dhuroi katër dhurata, tufa me lule, për dy mamatë e secilit, si dhe për dy profesionistët që u kujdesën për detajet, Marçela Latin dhe grimieren Eva Dibra, për të cilat Turi tha se ishin gratë që i kishte njohur prej Orindës.

MARTESA E GRANIT XHAKËS ME LEONITA LEKAJN

Image

 Një dasmë e përfolur ishte edhe ajo e futbollistit të njohur të Arsenalit, Granit Xhaka, me Leonita Lekajn. Martesa e tyre u përfol se erdhi befasishëm, ngase propozimi i Granitit për Leonitën nuk kishte shumë kohë që ishte bërë, por ata të dy kishin zgjedhur të mos flasin për datën e madhe, duke vendosur ta bëjnë tek tani publike se ata tashmë janë të martuar.

ERNEST ZYMBERI I JEP FUND BEQARISË NË 2017

Image

Aktori i njohur, Ernest Zymberi, i dha fund beqarisë në shtator të vitit 2017, duke iu dorëzuar tërësisht Lena Rexhepit. Ai kurorëzoi dashurinë me të dashurën e tij shumëvjeçare, Lena Rexhepi, në një ceremoni relativisht të madhe, me familje e miq.

MARTESA E LEONORA POLOSKËS DHE ANDIN RANDROBRAVËS

Image

 

 Këngëtarja Leonora Poloska dhe kompozitori Andin Randrobrava e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në tetor të vitit 2017. Çifti i njohur u martuan në një dasmë private, me shumë familjarë dhe miq. Në rrjetet sociale, dyshja kanë publikuar imazhe nga martesa e tyre, ku Leonora duket se ka shkëlqyer në vellon e bardhë, njashtu si Andini në kostumin e dhëndrit.

(Kosova Sot)

3 orë e 46 minuta më parë
16/07/18