Ku janë tani divat e pop muzikës?

  • 01 January 2018 - 09:41
Ku janë tani divat e pop muzikës?
Image

TINA TURNER

Duket si dje kur Tina Turner doli në skenën botërore me albumin e saj hit "Private Dancer" dhe ka lansuar një karrierë si një artiste solo me këngët si "What's Love Got to Do With It" dhe "Better Be Good to Me". Megjithëse Tina ka qenë në biznesin e muzikës që nga vitet e 60-ta, ajo nuk njihej si yll profitabile në industri deri në vitin 1984. Nga këtu, fama e saj ishte e pamohueshme. Këngëtarja shumë e talentuar është shfaqur edhe në filmat si "Mad Max Beyond Thunderdome" dhe "Last Action Hero", derisa në muzikë ka fituar 18 nominime "Grammy" (kishte fituar shtatë prej tyre). Në vitin 1991, Tina dhe ish-partneri i saj muzikor (dhe ish bashkëshorti i saj) Ike Turner, u futën në "Rock and Roll Hall of Fame". Më 1993 erdhi një nominim për 'Oskar', film për jetën e saj, "What's Love Got to Do With It", si Angela Bassett. Albumi i saj i fundit të muzikës së re, "Twenty Four Seven", u lansua më 1999 që do të thotë se shumë gjëra kishin ndodhur në jetën e saj. Për nder të ditëlindjes së 78-të të Tina-s, më 26 nëntor 2017, te "Wonderwall.com" i hidhet një sy jetës së legjendës. Tina Turner ishte parë në tetor të vitit 2017, ende e 'ashpër' si dikur. Megjithëse Tina nuk ka lansuar ndonjë muzikë të re në pothuajse 20 vjet (megjithëse kishte kontribuar te albumi i Herbie Hancock që më 2007 ka fituar "Grammy", "River: The Joni Letters"), ajo kishte festuar 50-vjetorin e karrierës më 2008 dhe 2009, që ishte një nga shitjet më të mëdha për këto dy vite. Që nga fundi i viteve 90, Tina ka jetuar në Zvicër me bashkëshortin e saj muzikant dhe producent, Erwin Bach (me të cilin ishte martuar më 2013). Të njëjtin vit që ishte martuar me Erwin, ajo kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane dhe ka marrë atë zvicerane. Sot ajo jeton në natyrën zvicerane, në paqe. 

Image

MADONNA

Kur Madonna depërtoi në skenën muzikore në vitin 1983, me albumin e saj debutues, sipas saj dhe qëndrimin "mos t'han...", askush nuk e dinte çfarë të mendonte. Ylli i ri që qëndron prapa hiteve të mëdha si "Holiday" dhe "Borderline" e tëra ishte në heqjen e barrierave dhe në shprehjen e vetes përmes termeve të saj, që i siguroi shumë adhurues (por kishte frikësuar prindërit). Kohë më parë, Madonna ka lansuar albumin e saj të hatashëm "Like a Virgin", që kishte marrë pjesë edhe te filmat si "Who's That Girl" dhe "Dick Tracy", ishte në lidhje dashurie me disa nga yjet më të mëdha të kohës si Warren Beatty dhe Tupac Shakur dhe kishte prirë revolucionit të modës të viteve të 80-ta (po ashtu nuk mund ta harrojmë edhe librin e saj nga viti 1992, titulluar thjesht "Sex"). Rruga ishte e gjatë për këtë shtatë herë fituese të çmimit "Grammy", e cila ka gjashtë fëmijë, dy ish-bashkëshortë dhe disa metarmafoza muzike nën petkun e saj. Madonna është një forcë që nuk heq dorë dhe jemi të impresionuar. Nëna e gjashtë fëmijëve, e cila i ka adoptuar binjaket Estere dhe Stelle nga Malavi në fillim të vitit 2017, ajo së fundmi është vendosur në Portugali për ku thotë se po ndihet "shumë kreative dhe e gjallë". Thuhet se ajo është larguar nga qyteti i Nju-Jorkut në mënyrë që djali i saj David Ritchie t'i bashkohet akademisë së të rinjve të klubit të futbollit "Benfica' nga Lisbona. Përderisa viteve të fundit nuk po është në qendër të vëmendjes, ajo ishte shfaqur në muajin janar 2017 te "Washington D.C." për të përkrahur Marshimin e Grave (dhe ka dëshmuar se ajo kurrë nuk do të ndalojë se do ta flasë atë për të cilën mendon).

Image

WHITNEY HOUSTON

Që nga dita kur albumi i saj i parë u lansua në vitin e largët 1985 (dhe të jemi real, që në ditën kur ajo ka lindur), Whitney Houston gjithmonë ka qenë numër Një. Muzika e saj, përfshirë edhe hitet e mëdha si këngët "Greatest Love of Al", pastaj "I Wanna Dance with Somebody" dhe i tëri "The Bodyguard" ka ndryshuar mënyrën se si e kemi parë muzikën pop dhe e lansuar Whitney-n në piedestalin e yjeve. Ajo kishte edhe një karrierë në ekranin e madh (ku përfshihen filmat si "The Bodyguard", "The Preacher's Wife" dhe "Waiting to Exhale") si dhe një jetë të larmishme private me bashkëshortin Bobby Brown dhe të bijën Bobbi Kristina Brown. Përkundër se kishte shumë ngjarje në jetën e saj, përfshirë problemin me drogë dhe lidhjen e saj të dhunshme me Bobby-n, Whitney - e cila ka fituar shtatë "Grammy Awards" dhe kishte plot 26 nominime mahnitëse, edhe më tutje ishte një nga talentet më të adhuruara muzikore për shekullin e njëzetë. Për fat të keq, Whitney Houston ishte gjetur e vdekur, viktimë e efekteve me sëmundje të zemrës dhe përdorimit të kokainës, në vaskën e dhomës së saj në hotelin në Beverlli Hills, pak para ngjarjes "Grammy Awards", më 12 shkurt. Vdekja e saj e hershme dhe befasuese kishte lënë nën hije ceremoninë. Në nderim të jetës së këngëtares së vdekur, shfaqja kishte kujtuar atë përmes Jennifer Hudson (e cila ka kënduar këngën e Whitney-t, që kishte fituar në këtë garë, "I Will Always Love You") si dhe LL Cool J, Alicia Keys dhe Stevie Wonder. Vetëm pesë vite pasi kishte ndërruar jetë në mënyrë tragjike, Whitney u shfaq në ribërjen e filmit indian "Sparkle", që ishte inspirim nga jeta e grupit muzikor "The Supremes". Vdekja e Whitney, që kishte ardhur si pasojë e telasheve të saj me drogën, ishte e vështirë për familjen e saj, miqtë dhe adhuruesit, por edhe më vështirë për të bijën e saj Bobbi Kristina Brown. Për fat të keq, më 31 janar 2015, Bobbi Kristina ishte gjetur pa ndjenja në vaskën e saj, por ashtu me drogë në sistemin e saj, derisa përfundimisht kishte ndërruar jetë më 26 qershor 2015. 

 
Image

MARIAH CAREY

A ju kujtohet kur Mariah Carey ishte pop ylli që zakonisht kishte kënduar këngë dashurie (këngët që ju kanë ndihmuar ta shëroni zemrën pas një ndarjes së dhimbshme)? Prapa në vitin 1990, Mariah ishte disi fëmija i ri në lagje dhe kishte disa nga tingujt më të mahnitshëm që dikush i kishte dëgjuar ndonjëherë. Albumi i saj, që përfshinte këngët si "Love Takes Time" dhe "Vision of Love" ishin hit, që kishin quar në fitimin e çmimit të parë "Grammy" (për artisten më të mirë të re më 1991). Në vitin 1993, Mariah shokoi botën duke u martuar me liderin e "Sony Music", Tommy Mottola, që ishte 21 vjet më i vjetër se ajo. Kështu, bilbili kishte vazhduar me mahnitjen dhe zërin e saj, shpeshherë ishte krahasuar edhe me këngëtaren si Whitney Houston, duke nxitur thashetheme për rivalitet midis tyre. Pas ndarjes së Mariah më 1997 nga Tommy dhe lansimi i albumit të saj të gjashtë "Butterfly", Mariah e ka bërë të qartë se po jetonte dhe punonte sipas kushteve të saj. Pas disa ngritjeve dhe rënieve, përfshirë këtu edhe katër "Grammys", lindja e binjakëve të saj, një martesë e dështuar me Nick Cannon, ndarja aspak e këndshme nga miliarderi James Packer, më 2016, dhe një performancë katastrofë gjatë Natës së Vitit të Ri më 2016, Mariah ende nuk duhet anashkaluar. Viti 2017 ishte i mirë për të. Mimi kishte edhe disa kritika në drejtim të saj nga adhuruesit më lidhje me talentin, peshën e më shumë. Në muajin tetor ishte spekuluar se Mariah kishte bërë disa ndërhyrje kirurgjikale estetike për t'i ndihmuar dobësimin. Në të njëjtën kohë pothuajse, ajo ishte ndarë nga menaxherja Stella Bulochnikov, me gjasë për ta zëvendësuar me të dashurin e saj dhe valltarin Bryan Tanaka. Përderisa nuk kemi dëgjuar ndonjë muzikë të re nga Mariah që nga viti 2014 me "Me. I Am Mariah...", ajo ishte në një turne muzikor me legjendën e muzikës Lionel Richie dhe vazhdon të performojë. Në muajin nëntor erdhën lajme jo të mira për Mariah, kur ish-kompania e sigurimit, në krye me Michael Anello, kishte bërë të ditur planin se do ta padisin yllin për mospagesë të faturave, mospërmbushje të marrëveshjeve të punës, si dhe rreth disa vërejtje të tjera. 

Image

CELINE DION

Megjithëse pesë herë fituesja e çmimit "Grammy', Celine Dion po bënte muzikë në vendlindjen e saj në Kanada, kohë të gjatë para se ajo të bëhej e njohur edhe në Amerikë, kjo nuk kishte ndodhur deri në vitin 1990, kur u bë yll bote. Ky ishte viti kur albumi i saj i parë në gjuhën angleze "Unison" depërtoi në listat e muzikës dhe e bëri namin. Në album përfshihej një nga këngët e saj më ikonike të të gjitha kohërave, "Where Does My Heart Beat Now", që arriti në pozitën e dytë. Me kalimin e kohës, Celine kishte vazhduar të lansonte hite si në gjuhën angleze po ashtu edhe në atë franceze. Disa nga hitet e saj më të mëdha janë "The Power of Love", "My Heart Will Go On" dhe "Because You Loved Me". Në vitin 2001, Celine për të parën herë ishte bërë nënë për djalin e saj Rene-Charles. Familja e saj ishte rritur edhe për dy veta, kur Celine solli në jetë binjakët Eddy dhe Nelson pas nëntë viteve. Vitin pasues, Celine u vvendos në Las Vegas dhe ishte një nga këngëtarja me shumë paraqitje në Las vegas. Megjithëse kishte shumë paraqitje, shumë koncerte, ishte nënë dhe bashkëshorte, ajo ia doli që në vitin 2013 ta lasonte albumin e saj të ri "Loved Me Back to Life". Më pas, jeta kishte marrë një kthesë jo të mirë për Celine Dion, në janar 2016 burri i saj prej 21 vitesh, Rene Angelil, vdiq në moshën 73 vjeçe nga kanceri. Sikur mos të mjaftonte humbja e bashkëshortit dhe babait të djemve, vëllai i saj Daniel Dion, vdiq vetëm dy ditë më pas, pas një beteje me kancerin në tru, fyt dhe gjuhë, në ditën që duhej të ishte ditëlindja e 74-të e bashkëshortit të saj. Ishte vështirë për këngëtaren dhe nënën e tre djemve. Kështu, Celine kishte anuluar shumë nga koncertet e saj dhe kishte kushtuar kohën fëmijëve të saj, duke i ndihmuar ata ta zbutin dhimbjen për humbjen e babait dhe të dajës. Në fund të shkurtit ajo ishte kthyer në skenën në Las Vegas, por ia kishte plasur vajit derisa këndonte këngën "All By Myself", duke ua kujtuar audiencës se megjithëse është një yll i madh, para së gjithave është njeri si gjithë të tjerët. Ajo ka vazhduar paraqitjet në Vegas, ishte në Evropë, ka pozuar për "Vogue", ka lansuar një koleksion aksesorësh, duke i treguar botës sikurse kënga e saj se, zemra e saj vazhdon. 

Image

CHER

Cher ka qenë një superyll shumë kohë më para, madje para se disa prej nesh të lindnin. Në vitin 1965, Cher ka lansuar albumin e saj debutues, solo me titull "All I Really Want to Do", derisa kishte debutuar edhe me duetin me bashkëshortin e saj, Sonny Bono, me titull "Look at Us". Çifti kishte vazhduar të bënte muzikë së bashku në mesin e viteve shtatëdhjetë derisa Cher kishte vazhduar me projekte solo. Në vitin 1975, Cher i kishte dhënë fund martesës me Sonny (dhe për pak ishte martuar me muzikantin Gregg Allman) para se ta lansonte karrierën e saj (edhe jetën) si solo artiste. Për një kohë, këngëtarja legjendare dhe nëna e dy fëmijëve kishte hasur në vështirësi ta gjente hitin e ardhshëm dhe ishte përqendruar në ndërtimin e një karrierës si aktore. Cher ishte shfaqur në disa filma, përfshirë "Mask", "Silkwood" dhe "Moonstruck", që kishte marrë me këtë rast edhe dy nominime për 'Oskar' dhe një çmim për Aktoren më të Mirë para se ta lansonte albumin e saj në vitin 1987. Cher kishte incizuar edhe disa albume tjera (si ai "Heart of Stone" ku përfshihej hiti "If I Could Turn Back Time"). Në vitin 1998, Cher ishte shpërblyer me "Grammy" për albumin e saj "Believe" që e vuri atë me një profil të ri prej një këngëtares para një gjenerate të re të adhuruesve. Megjithëse ajo ka një karrierë 52 vjeçe si këngëtare dhe aktore, ajo kurrë nuk ndaloi. Kishte lënë gojëhapur shumëkënd kur u paraqit te "2017 Billboard Music Awards" - ku kishte performuar dhe kishte pranuar çmimin "Icon Award", e veshur me një veshje krejt transparente duke ekspozuar linjat e saj megjithëse ishte në moshën 71 vjeçe. Megjithëse nuk kemi ndonjë album të ri të saj që prej vitit 2013, "Closer to the Truth", ajo ka lansuar "Ooga Booga" më 2017. Ajo është shumë e zënë, performon rregullisht në Las Vegas, duke dëshmuar se mosha nuk është gjë tjetër pos shifrave derisa është një divë e vërtetë.

(Kosova Sot)