Einxhel Shkira tallet keq me Seldin dhe fejesën e tij me këngëtaren e njohur

  • 01 January 2018 - 11:54
Einxhel Shkira tallet keq me Seldin dhe fejesën e tij me këngëtaren e njohur

Si çdo fundvit tashmë, Thumb ka zgjedhur një personazh të njohur të shoëbizzit për ta “transformuar” në një Babagjysh, i cili do të japë vlerësimet e tij për vipat tanë bazuar në sjelljen e tyre gjatë gjithë vitit.

Ama, për 2017-ën, për të thumbuar është zgjedhur Einxhël Shkira, e cila u vesh nën petkun e “Mamathumbit” dhe nisur vetë nga emri, nuk i ka kursyer aspak thumbat.

Një nga personazhet që është komentuar është Seldi, për të cilin “Mamathumbi” ynë është shprehur: “Oh Seldi! Ka qenë një vit relativisht i mirë për Seldin! Ta mendosh që ka kapur Mozën… një aqlamet Moze!”

“Për t’u çuditur, Seldi është gjithmonë personazh dytësor në filmin e jetës së tij. Nuk është asnjëherë protagonisti, njëherë ishte Sinani-Seldi, tani Moza-Seldi. Duke qenë se ti kape Mozën këtë vit, nuk besoj se ke nevojë për dhuratë këtë vit!”, – është shprehur Shkira.

(Kosova Sot)