Michelle Obama dëshiron të jetë Beyonce

  • 02 August 2015 - 22:11
Michelle Obama dëshiron të jetë Beyonce

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama do të dëshironte shumë që të mund të bënte jetën e Beyonce, qoftë edhe vetëm për një ditë.

Kështu shkruan revista “Harper’s Bazaar”, duke iu referuar deklaratës më të fundit të bashkëshortes së Presidentit Obama.

Deklaratën, Zonja e Parë e bëri gjatë një interviste të realizuar me reperin Wale. Ajo u pyet se, nëse do të kishte mundësinë të bënte një punë tjetër, çfarë do të zgjidhte, Michelle Obama tha: “Do të isha Beyonce!”.