Nevina Shtylla: “Nuk e ndjej veten zëvendësuese të Floriana Garos”

  • 02 January 2018 - 10:56
Nevina Shtylla: “Nuk e ndjej veten zëvendësuese të Floriana Garos”

Moderatorja Nevina Shtylla ka qenë pjesë e një emisioni teknologjie në Mad Albania (aktualisht In Tv), më pas u shfaq si drejtuese e programit “Next”, ndërsa me largimin e Floriana Garos u bë pjesë e ‘Jo Vetëm Modë’.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ të Rudina Dembacajt, ajo ka treguar se nuk e konsideron veten si zëvendësuese të Florianës, e cila u largua drejt Zvicrës pasi u fejua me avokatin, Enis Daci.

“Kur bëhet një ndryshim i tillë, kur ndërrohet imazhi i emisionit, edhe vetë formula ka nevojë ndryshimi. Kam përshtypjen që edhe vetë Floriana e ka pritur mirë sepse ndoshta nuk do ishte e drejtë që dikush do merrte një punë që ajo e la, pra ta vazhdonte aty ku ajo e la. Nuk e ndjej se e kam zëvendësuar sepse nuk po bëj të njëjtën gjë. Eshtë diçka krejtësisht e re sepse secila po sjell diçka ndryshe,” – tha ajo.

(Kosova Sot)