YJET NUK JANË ASPAK SI NE

  • 02 January 2018 - 09:11
YJET NUK JANË ASPAK SI NE

KIM KARDASHIAN WEST IA KA DALË QË, PA PASUR NDONJË TALENT TË VEÇANTË, TË FITOJË DERI NË 10 MILIONË DOLLARË PËR NJË DITË TË VETME. LAJMET E TILLA EDHE PËR YJET E TJERË NA BËJNË ME DIJE SE ATA NUK JANË ASPAK SI NE, SADO QË NE DO TA ËSHIRONIM TË KUNDËRTËN

KIM KARDASHIAN WEST

Mbretëresha e TV 'reality' thuhet të ketë fituar hiç më pak se 10 milionë dollarë ditën e parë të shitjes 'online' të linjës së saj të re të parfumeve, të vendosur në shishe të kristaltë dhe të bazuar te lule gardenia! Për më tepër, tërë këto para adhuruesit e saj i dhanë derisa ende nuk kishin pasur rastin t'i merrnin erë parfumit të cilin e blinin. Kur dihet se janë prodhuar vetëm rreth 300,000 shishe të këtij parfumi, d.m.th. se, nëse shitjet do të shkojnë sikur që është planifikuar, Kim do të fitojë edhe 4 milionë dollarë shtesë. Kur ta do...

ADELE

Po të na jepej mundësia që të zgjidhnim, a t'i fitonim 1,3 milion dollarë, apo të merreshim disa orë me kopshtari, atëherë shumica prej nesh do të përcaktoheshin për variantin e parë. Por, jo edhe Adele! Thuhet se kjo këngëtare britanike ka refuzuar dy oferta private, me pagesë të majme për performim, vetëm e vetëm që të kishte kohë për t'u marrë me kopshtari dhe për t'u relaksuar në shtëpi. Këngëtari Guy Sebastian, i cili është anëtar i jurisë në "The X Factor Australia", ka deklaruar për "Daily Star" se Adele, thjesht, nuk ishte e interesuar. "Isha me agjentin e Adeles dhe, për vetëm dy këngë të performuara, asaj i ofrohej 1.3 milion dollarë", thotë Guy. "Agjenti i saj thotë, 'Jo, ajo nuk e bën këtë. Ajo është e zënë këtë javë duke u marrë me kopsht.

KYLIE JENNER

Çka bën kur ke miliona dollarë të kursyera? E blini truallin e zbrazët afër shtëpisë tuaj, me vlerë 12 milionë dollarë! Ylli i 'reality' TV dhe titani i grimit, Kylie Jenner, thuhet ta ketë blerë truallin prej 60 ari, afër topisisë së saj në Hiden Hills, Kaliforni, për 5 milionë para të gatshme. Pra, nuk ka pasur fare nevojë që të hyjë në kredi. Bukuroshja shtatzënë thuhet se ka ndërmend ta përdorë këtë truall si kopsht, apo mund ta ndërtojë edhe një hangar, meqë aty afër ka edhe shtigje kuajsh. 

BEYONCE

Kur ne, njerëzit e thjeshtë, vendosim t'i shesim rrobat tona të vjetra, mund të presim të bëjmë, në rastin më të mirë, disa euro, por kur flitet për mbretëreshën Bey, atëherë këndohet tjetër këngë! Thuhet se Beyonce shiti kapelën e saj të zezë ikonike, nga turneu "Formation", për 27,500 dollarë! Fitimet nga kjo shitje u dhuruan për Projektin e transplantimit të mushkërive, një organizatë e cila financon "kërkimet shkencore, të cilat kanë për qëllim shkurtimin e kohës së pritjes në listat për transplantim të mushkërive, si dhe rritjen e jetëgjatësisë pas transplantimit të mushkërive", thuhet në ueb-sajtin e këtij grupi.

MARIAH CAREY

Pop diva Mariah Carey nuk heziton aspak që t'i përlyejë këpucët e saj "Christian Louboutin", me vlerë 900 dollarë. Këngëtarja e hitit "We Belong Together" i ka futur këpucët e saj në çimento të lagët gjatë ceremonisë së gjurmëve të duarve dhe këmbëve në Kinemanë TCL në Los Anxheles, më 2 nëntor të vitit 2017. U deshën tre njerëz që t'i ndihmonin asaj që të shkelte në çimento. Me këtë rast ajo kishte veshur një minifund të zi dhe kishte vënë diamante. Paramendojeni!

BRITNEY SPEARS

Britney Spears mund të jetë një super-këngëtare e muzikës pop, por ajo është edhe një piktore e vyer. Një pikturë me lule, që këngëtarja bëri së fundmi, u shit në një ankand për 10 000 dollarë. Blerësi ishte moderatori i emisionit "Lifestyles of the Rich and Famous", Robin Leach, i cili luajti edhe rolin e udhëheqësit të ankandit të mbajtur në nëntor, në Las Vegas. Të ardhurat nga këto shitje iu shkojnë viktimave dhe të afërmve të tyre, nga rasti i të shtënave në Las Vegas, me ç'rast jetën e humbën 58 njerëz dhe më shumë se 500 u lënduan.

JUSTIN BIEBER

Super ylli i muzikës pop, Justin Bieber deri vonë banonte me qira në një shtëpi me stil në Beverlli Hills, ku qiranë mujore e kishte 55,000 dollarë në muaj (e ne ankohemi se qiraja jonë prej 200 eurove në muaj është e lartë). Këngëtari i hitit "Sorry" jetonte si sulltan në këtë shtëpi me gjashtë dhoma gjumi, pesë banja, një sallë filmash, sallë gjimnastike, me pishinë, zyrë, etj. Derisa vendosi që të shkonte për të bashkëjetuar me të dashurën.

JANET JACKSON

Për të humbur qoftë edhe gjysmë kile nga pesha trupore, shumicës prej nesh i duhet që të kombinojë pak vrapim, ecje, vallëzim, apo ndonjë ushtrim kardio. Por, jo edhe ikona e muzikës pop, Janet Jackson! Këngëtarja e hitit "Control" humbi afër 40 kile, pas lindjes së të birit, Eissa Al Mana, pa bërë asnjë ushtrim kardio. Trajnerja e Janet'it, Paulette Sybliss, deklaroi për revistën "E!" se këngëtarja, në rend të parë bëri ushtrime të ngritjes së peshave. "Bënim tri apo katër ushtrime me ngritje të peshave, shpinë për shpine", thotë Paulette, e cila tregon se ngritja e peshave e rrit frekuencën e të rrahurave të zemrës, duke krijuar efektin e djegies së dhjamit, si gjatë ushtrimeve, po ashtu edhe më pas, gjë që edhe ishte qëllimi i këtyre ushtrimeve. 

(Kosova Sot)