Dy fejesa në ditët e para të vitit, kampioni shqiptar dhe Paris Hilton do të martohen (FOTO)

  • 02 January 2018 - 23:04
Dy fejesa në ditët e para të vitit, kampioni shqiptar dhe Paris Hilton do të martohen (FOTO)

Izmir Smajlaj, medalisti shqiptar i atletikës ka zgjedhur ditën e parë të vitit për t’i propozuar fejesën të dashurës së zemrës dhe siç mund ta merrni me mend, përgjigja e saj ka qenë “PO”. “Të sapofejuar”, – shkruan Smajlaj në foton e publikuar në rrjetet e tij sociale ku shfaqet krah biondes simpatike.

Por sot ka thënë “PO” një tjetër personazh i njohur në botë. Bëhet fjalë për multimilioneren Paris Hilton, e cila nuk i ka rezistuar dot propozimit të të dashurit të saj, aktorit dhe modelit Chris Zylka. Ata kanë një diferencë moshe prej 4 vitesh, por disa histori Hollywood-i, madje edhe shqiptare, e kanë provuar se ky nuk është një problem. Paris e ka marrë propozimin në dëborë dhe në postimin e saj në instagram thotë se është e lumtur që tashmë është fejuar me dashurinë e jetës se saj, që është njëherësh shoku i ngushtë dhe shpirti i saj binjak. “Jam vajza më me fat në botë, ti je ëndrra ime e bërë realitet. Faleminderit që më bëre të besoj se përrallat ekzistojnë”, – shkruan ndër të tjera Paris. Epo me trashëgime çiftet! 

Image

 

 

(Kosova Sot)