Kush e përzuri Elizën nga hoteli?

  • 03 August 2015 - 00:11
Kush e përzuri Elizën nga hoteli?

Aktorja shqiptare Eliza Dushku ishte duke qëndruar në të njëjtën dhomë hoteli për dy muaj, teksa xhironte në Pitsburg, por kur grupi muzikor “One Direction” mbërriti në qytet, menaxherët menduan ta “përzënë” atë.

Eliza u detyrua të lëvizë nga dhoma e saj gjatë fundjavës me ardhjen e grupit, të cilët pretendonin se kishin rezervuar gjithë katin e hotelit për qëndrimin e tyre në qytetin e Pensilvanisë.

Aktorja njoftoi përmes Instagramit se iu desh të lironte dhomën e saj në të cilën kishte qëndruar për dy muaj, për ta vënë në dispozicion të “One Direction”. Pasi e bëri publike një gjë të tillë në dëm të grupit, aktorja tha se gjithçka është në rregull, mjafton që ata t’i japin një biletë për fëmijën e një shoqeje të saj, që të ndjekë koncertin e tyre.