Dy modelet me një mashkull

  • 03 January 2018 - 08:31
Dy modelet me një mashkull

Bella Hadid dhe Kendall Jenner pozojnë pranë veturave luksoze. Vetëm pak orë më parë, ajo ishte në borë në Aspen, Kolorado. Por orët e hershme të së hënës, Bella Hadid, 21 vjeçe, ia kishte mësyrë ndejës ekskluzive në Hollivud, ku nikoqir ishte Dave Chappelle - e për dorë kishte dhe një burrë misterioz. Ky mashkull, që quhet Fai Khadra, ishte përkujdesur që ta dokumentojë mirë natën në "Instagram", duke postuar foto të tyre pranë disa veturave luksoze, bashkë me Kendall Jenner, 22 vjeçe. Ata ishin mbështetur te veturat, derisa Bella kishte veshur një bluzë të zezë ekspozuese nga sipër, duke shafqur asetet e saj, kombinuar me një palë pantallona me ngjyrë të zezë dhe taka. Ylli tjetër nga "Keeping Up With The Kardashians", Jenner, kishte veshur pantallona me ngjyrë të zezë dhe xhaketë të zezë sipër bluzës së bardhë.

Image

 

(Kosova Sot)