Djali i Kim Kardashian i shtruar në spital, ylli i ‘reality show-t’ bën postimin prekës (Foto)

  • 03 January 2018 - 11:03
Djali i Kim Kardashian i shtruar në spital, ylli i ‘reality show-t’ bën postimin prekës (Foto)

Ditë shumë të vështira për Kim Kardashian dhe Kanye West. Djali i tyre, Saint, është shtruar në spital në gjendje të rëndë për shkak të pneumonisë. Këtë lajm të hidhur e ka bërë vetë të ditur Kim përmes Instagram-it, duke shkruar gjithashtu se ai tani është drejt përmirësimit. “Vogëlushi im i shtrenjtë është kaq i fortë! Pasi kaluam tre netë në spital dhe pamë të voglin tim t’i injektoheshin shiringa dhe të lidhur me tuba oksigjeni, ky fundvit për ne ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme. Dua thjesht të falenderoj çdo doktor dhe infermiere kudo që punojnë kaq fort në çdo kohë. Ju jemi shumë mirënjohës! Ai është në shtëpi dhe shumë më mirë. Ai e ka marrë veten kaq shpejt, sa jam e sigurt që sërish do të thotë se xhiroja me ambulancë ishte e paparë. Saint-i im i fortë!”-ka shkruar Kardashian.

(Kosova Sot)