VIP-at që u bënë për herë të parë baballarë gjatë 2017-ës (Foto) - VIP - Kosova Sot
VIP-at qė u bėnė pėr herė tė parė baballarė gjatė 2017-ės (Foto)

VIP-at qė u bėnė pėr herė tė parė baballarė gjatė 2017-ės (Foto)

Përveç dasmave VIP të cilat ishin të shumta në numër , 2017-ta ishte edhe një vit ku shumë prej yjeve të shoubizit u bënë prindër për herë të parë. Më poshtë keni një përmbledhje të këngëtarëve që gjatë 2017-s që për herë të parë u bënë baballarë.

Majk

Reperi i njohur Majk u bë baba për herë të parë më 19 maj të vitit 2017. Partnerja e tij, Majlinda Zeka solli në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzuan me emrin Roan.

Albatrit Muqiqi

Këngëtari Albatrit Muqiqi u bë baba për herë të parë më datë 8 maj 2017. Bashkëshortja e tij Egzona lindi një vajzë, të cilën dyshja e pagëzuan me emrin Amelia. Këngëtari Muqiqi dhe bashkëshortja e tij kanë realizuar edhe një set fotografik shumë të veçantë për fundvit, së bashku me më të voglën e tyre.

Besart Halimi

Edhe këngëtari Besart Halimi është bërë baba për herë të parë gjatë vitit 2017. Ilirjana Podrimaj, e cila është bashkëshortja e këngëtarit, solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Kaia.

Korab Shaqiri

Këngëtari Korab Shaqiri dhe bashkëshortja e tij, Lulkaqela, u bënë prindër për herë të parë më 13 shkurt 2017. Lulkaqela solli në jetë një djalë, të cilin dyshja e pagëzuan me një emër shumë të veçantë. Ata e quajtën të voglin e tyre Alte.

Ndërkohë, kjo listë pritet shtohet me emrat e tjerë VIP që presin të bëhen baba në vitin 2018, ku nga ta mund të përmendin: Besnik Qakën, Ermal Mamaqin, Labinot Gashin, etj.

(Kosova Sot)

18 orë e 41 minuta më parë
23/01/18
aaaaaaaa