Çka po festojnë Tuna dhe Cozmani? (Foto)

  • 03 August 2015 - 12:19
Çka po festojnë Tuna dhe Cozmani? (Foto)

Çifti më i njohur dhe më i dashur i estradës sonë së shpejti do të ketë një ditë të veçantë.

Është reperi Ylber Ahmetllari, i njohur më mirë si Cozman, ai i cili së shpejti do të festojë 29-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, e dashura e tij seksi Tuna Sejdiu ka uruar atë përmes një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’, transmeton Kosova Sot Online.

“Urime ditëlindja më herët”, ka shkruar Tuna sipër fotos së publikuar ku shihet një mikrofon i zi, mbi të cilin emri i reperit është shkruar më shkronja të arta.

I menjëhershëm ka qenë falënderimi i Cozmanit, i cili ka thënë se e don shumë këngëtaren.

Ndryshe, çifti po shijon suksesin e këngës së sapo publikuar “Holla, e cila është shndërruar në një hit veror.

(Kosova Sot)