Pa sytjena, por s'e ka sefte (FOTO) - VIP - Kosova Sot
Pa sytjena, por s

Pa sytjena, por s'e ka sefte (FOTO)

Kendall Jenner shfaq asetet e saj pikante gjatë ndejës së "Golden Globes"

Ajo ka mahnitur me fustanin e saj të ballove, pa rripa, me një detaj elegant derisa i ishte bashkuar ngjarjes dhe elitës te "Golden Globe Awards", në tepihun e kuq. Dhe kështu, modelja më e paguar e botës, Kendall Jenner kishte veshur një fustan të mahnitshëm për "FIJI Water" te "HFPAs Official Viewing After-Party", para se të shkonte te ndeja e "InStyle" bashkë me miken e saj Hailey Baldwin. Ylli nga "Keeping Up With The Kardashian", 22 vjeçe, në këtë ndejë u duk shumë më seksi, kishte dalë pa sytjena në një fustan të shkurtë, ku kishte kombinuar detaje dhe panele të tejdukshme prej mëndafshit. Kendall ka shkëlqyer me këmbët dhe dekoltenë derisa gjithçka kishte përfunduar me një palë taka të larta.

Image

 

(Kosova Sot)

8 orë e 8 minuta më parë
19/11/18