Hani sardele, arra, dhe pini 'gjelbër'

  • 09 January 2018 - 08:25
Hani sardele, arra, dhe pini 'gjelbër'

Në moshën 53 vjeçe, supermodelja nga Australia Elle Macpherson ka figurën trupore për të cilën shumica e femrave nëpër botë vetëm mund ta ëndërrojnë. Por kjo nuk arrihet lehtë, pasi nëna e dy nënave aplikon dietë strikte, fitnes dhe regjim bukurie që e sigurojnë të jetë në formë gjatë gjithë vitit, si nga brenda po ashtu edhe nga jashtë. Tani, themeluesja e "WelleCo" ka ndarë disa nga rregullat e saj për të tjerët. Në sajtin e saj "Get The Gloss", Elle ka thënë se konsumon ujë të ngrohtë me limon për çdo mëngjes, pasi të ketë medituar për 20 deri 30 minuta. Ajo po ashtu merr një dozë ditore me "Super Elixir", pluhur të gjelbër me përbërës bio, që i ndihmojnë ta ruajë nivelin e energjisë, gjumin cilësor dhe kujdesen për çehren. 

(Kosova Sot)