Këngëtari i huaj vlerëson “Shanghai-in” e Florit: Super video! - VIP - Kosova Sot
Këngëtari i huaj vlerëson “Shanghai-in” e Florit: Super video!

Këngëtari i huaj vlerëson “Shanghai-in” e Florit: Super video!

Florian Mumajesi ka publikuar projektin e tij të ri muzikor, “Shanghai” në bashkëpunim me dj Vicky-n.

Kënga ka pak orë që është publikuar në You Tube dhe ka mbi 40 mijë klikime.

Por ky projekt duket se është pëlqyer edhe nga këngëtari grek, Tus. Nga llogaria e tij zyrtare në You Tube ai e ka komplimentuar këtë projekt të ri të kantautorit Mumajesi, duke e cilësuar këtë të fundit edhe si vëllanë e tij:

”Video perfekte vëlla. Një bravo nga Greqia për vëllanë tim, Flori”, shkruan reperi Tus.

(Kosova Sot)

19 orë e 51 minuta më parë
20/10/18