Elina Duni sjell këngën e re “Aksham” (VIDEO)

  • 09 January 2018 - 10:12
Elina Duni sjell këngën e re “Aksham” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Elina Duni, e ka nisur vitin e ri 2018 duke publikuar një këngë të re.

Kënga titullohet “Aksham”, transmeton Koha.net. Këngën e re Duni e ka bërë në bashkëpunim me Marc Perrenoudin, David Enhcon, Florent Nissen dhe Fred Pasquan.

Gjithashtu, ajo përmes një postimi në Facebook ka shpalosur datat e koncerteve që do t’i mbajë në Francë dhe Zvicër:

Më 27.02. 2018 në Sunset Sunside Jazz Club, Paris

Më 28.02.2018 në Le Jam, Marseille, Francë

Më 02.03.2018 në La Spirale, Fribourg, Zvicër

Më 03.03.2018 në Nova Jazz, Yverdon, Zvicër

Më 04.03.2018 në City Club, Pully, Zvicër

(Kosova Sot)