Urimi komik që Pink i bëri bashkëshortit për 12 vjetorin e martesës (FOTO)

  • 09 January 2018 - 13:05
Urimi komik që Pink i bëri bashkëshortit për 12 vjetorin e martesës (FOTO)

Pink ka zgjedhur të urojë bashkëshortin e saj Carey Hart me një mesazh të ëmbël dhe të këndshëm, në përvjetorin e 12-të të martesës.
“12 vjet të martuar sot. 16 në qoftë se llogarisim 4 vitet që shpenzuam për të vendosur në qoftë se do të jetonim bashkë përgjithmonë apo do të vrisnim njëri- tjetrin”- ka shkruar këngëtarja në një koleksion fotosh të çiftit ndër vite, postuar në Instagram.
Çifti u lidh në 2002-in dhe u martuan në Costa Rica në 2006-ën por u ndanë dy vjet më vonë. Ata u pajtuan në vitin 2010 pasi kërkuan ndihmën e një konsulenti për martesat. Një vit më vonë erdhi në jetë vajza e tyre Willow. Tashmë, ata janë bërë sërish prindër të një djali 12-muajsh të quajtur Jameson.

Image

 

(Kosova Sot)