Kendall Jenner, inspirim për vajzat që kanë lëkurë me probleme

  • 09 January 2018 - 14:55
Kendall Jenner, inspirim për vajzat që kanë lëkurë me probleme

Fytyra juaj nuk është në gjendje të mirë? Keni akne dhe asnjë produkt nuk qëndron bukur në lëkurën tuaj? Për këtë arsye jeni mërzitur dhe nuk dëshironi të dilni nga shtëpia?
Kendall Jenner sapo u bë shembulli më i mirë për ju. 22–vjeçarja u shfaq në ceremoninë e Golden Globe, si përfaqësuese e Vogue, me fytyrën plot akne.
Supermodelja u përball menjëherë me komentet e njerëzve të cilët e kryqëzuan sapo panë puçrrat në fytyrën e saj.
Por pavarësisht kësaj, 22 vjeçarja eci me shumë siguri në tapetin e kuq duke u kthyer në një shembull për të gjitha ato vajza që kanë të njëjtin problem me lëkurën.
“Kendall Jenner që shfaqet në ceremoni dhe pozon e sfilon me akne si një yll i vërtetë, është gjithçka që vajzat duhet të kuptojnë sot”- shkruan një fanse në Twitter.
Kendall e ripostoi komentin dhe shtoi “ Mos e lini kurrë t’ju ndalojë!”.

Image

 

(Kosova Sot)