Xhihani ka një mesazh për njeriun që i ‘shpëtoi’ jetën (FOTO)

  • 10 January 2018 - 11:56
Xhihani ka një mesazh për njeriun që i ‘shpëtoi’ jetën (FOTO)

Aktori turk Erkan Petekkaya tashmë duket se i ka hedhur pas problemet e tij me shëndetin, të cilat për një kohë e detyruan edhe të ndërpriste xhirimin e serialit “Fate të Kryqëzuara”.

Për këtë ai ka një falënderim të veçantë për njeriun që e shëroi.

“Miku im i dashur, mjeku Rasim Guzel. E falënderoj që më shëroi nga problemi i gurëve në veshka”, shkroi Petekkaya në një postim në rrjetet sociale.

Aktori 47-vjeçar, i njohur në Shqipëri si Xhihani i serialit “Fate të Kryqëzuara”, kishte vite që vuante nga gurët në veshka që herë pas here e detyronin të shtrohej me urgjencë në spital. 

Image

 

(Kosova Sot)