E fejuara e Princit Harry fshin të gjitha llogaritë në rrjetet sociale

  • 10 January 2018 - 12:56
E fejuara e Princit Harry fshin të gjitha llogaritë në rrjetet sociale

Meghan Markle ka fshirë llogaritë e saj në rrjetet sociale pak kohë pas fejesës me Princ Harry. Në të gjitha rrjetet si në ‘Instagram’, ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’ thuhet: “Na vjen keq, kjo faqe nuk është e disponueshme!” Për ‘UsWeekly’ pallati mbretëror raportoi se Markle nuk i ka përdorur për një kohë të gjatë këto rrjete sociale prandaj ajo vendosi që t’i mbyllë të gjitha. Në fakt ky vendim nuk ishte një surprizë, sepse të gjithë e dinin që kjo ishte çështje orësh pas fejesës me princin Harry. Për më tepër asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk ka rrjete sociale publike, sepse çdo aktivitet dhe jeta e tyre e përditshme publikohet në ‘Instagram’-in, ‘Twitter’-in, dhe ‘Facebook’-un e pallatit mbretëror. Postimi i fundit i aktores Meghan Markel në ‘Instagram’ ishte në prill të 2017-ës pasi ajo hoqi dorë nga blogu i saj personal ‘The Tig’. Princ Harry dhe Markle do të martohen në 19 maj të këtij viti dhe gjithë ceremonia do të shfaqet në televizion.

(Kosova Sot)