Prishet kontrata/ On Receords shkon në gjyq me Mozzik dhe Gentinjon (Foto)

  • 10 January 2018 - 16:27
Prishet kontrata/ On Receords shkon në gjyq me Mozzik dhe Gentinjon (Foto)

Ditën e sotme Mozzik dhe Getinjo kanë njoftuar në media largimin nga labeli “On records” dhe fshirjen e këngëve të tyre nga ‘Youtube’.

Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar menaxheri i “One record”, Met Elshani. Ai ka thënë për “Indexonline” se largimi i reperave ka qenë i njëanshëm dhe se çështja do zgjidhet në rrugë ligjore.
“Arsye nuk ka, largimi ka qenë i njëanshëm. Ne kemi një superkontratë me ata të noterizuar, me të cilën do të përballen dhe do ta ndiejnë fuqinë e ligjit. Definitivisht, artistët që veprojnë në këtë mënyrë vetëm për interesat e tyre do ta kuptojnë që nuk bëhet hajgare me njerëz që investojnë me qindra e mijëra euro për ta dhe pastaj kur të bëhen të famshëm, bëjnë ca lekë e largohen!” – ka thënë Elshani.

Sipas tij kontrata e nënshkruar nuk lejon që imazhin e dy reperave ta shfrytëzojë dikush tjetër. “Do të përballen me gjyq me një superkontratë që e kemi të nënshkruar me ta. Ndoshta edhe ata nuk janë të vetëdijshëm se çfarë përmban ajo kontratë. Ne i kemi të gjitha të drejtat për ata, shfrytëzimi i imazhit për këta dy persona është i pamundur nga dikush tjetër”- vazhdon menaxheri..
Ndërsa për fshirjen e këngëve nga youtube, po sipas tij, ato nuk janë pronë e Mozzik dhe Getinjos, por i takojnë “On record” sepse ata nuk kanë paguar asgjë për projektet e tyre.

Por kjo deklaratë ka shkaktuar edhe reagimin e Mozzik, sipas të cilit “On record” ka bërë vetëm punën e tyre asgjë më shumë, ndërsa shpalosi veten e vet.

“Unë lashë familjen vetëm për të punuar. Talentin e kam, nuk ma keni dhënë juve. Edhe gjumi filloj të bëhej pjesë në aeroplan. Ju keni investuar për mua sepse jeni ata që duhet ta bëjnë këtë. Si nuk thatë njëherë Bravo. Cili ka qenë problemi të më mbani mbyllur? Të burgosur? Të thyer? Të larguar nga kolegët pa pikë nevoje. Unë kam nënshkruar punë jo fyerje”- ka shkruar Mozzik, ashtu sic thotë ai, i prekur në sedër nga kjo situatë.

(Kosova Sot)

 

Na jem real deri te zoti 😉🙏🏻 @mozzik

A post shared by GETINJO (@getinjo) on