Çika e babit

  • 11 January 2018 - 16:28
Çika e babit

Bella Hadid e gostit babanë me një drekë.

Shpeshherë ajo ka dalë dhe është parë me nënën e saj modele, Yolanda-n. Por, kësaj radhe, Bella Hadid kishte gjetur pak kohë të lire për të atin e saj Mohamed, derisa bashkë ishin vërejtur në një darkë të përbashkët në Beverlli Hills. Modelja e bukur 21 vjeçe kishte shfaqur linjat e saj për lakmi, veshur me një bluzë të shkurtë nga sipër derisa nga sipër kishte veshur në pallto të leshtë me ngjyrë të zezë. E prirë për të lënë përshtypje të mira, bukuroshja kishte shkëlqyer me veshjen nga sipër me ngjyrë të zezë derisa barku i saj i rrafshët ishte në qendër të vëmendjes. Këmbët e saj të gjata i kishte mbuluar me një palë xhinse derisa ia kishte mësyrë veturës që po e priste aty. Mbathur kishte një pale atlete të zeza dhe një çantë po ashtu të zezë dhe një palë syze retro.

(Kosova Sot)