“Përgjithmonë e jotja”, këngëtarja e njohur shqiptare i shpreh publikisht dashurinë partnerit të saj (Foto)

  • 12 January 2018 - 09:11
“Përgjithmonë e jotja”, këngëtarja e njohur shqiptare i shpreh publikisht dashurinë partnerit të saj (Foto)

Ata janë një ndër çiftet më simpatikë dhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Historia e tyre e romancës nisi në television, pikërisht te “The Voice of Albania” dhe çdo ditë e më shumë na tregojnë se janë shumë të dashuruar. Venera Lumani dhe Lind Islami janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesha, por edhe nga pasioni për muzikën.

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar kanë udhëtuar së fundmi drejt Vjenës. Shpeshherë i kemi parë teksa publikojnë foto me njëri-tjetrin ku shprehin dashurinë, por dedikimi i fundit i Venerës është më romantiku që kemi parë.

Fotoja teksa puthen është shkrepur në muzeun e Vjenës dhe vjen me përshkrimin “Përgjithmonë e jotja”.

Image

(Kosova Sot)