Shkëndije Mujaj: Nuk e mendoj martesën, sot duhet të jesh me fat të gjesh një burrë, që nuk shkon me meshkuj

  • 12 January 2018 - 11:52
Shkëndije Mujaj: Nuk e mendoj martesën, sot duhet të jesh me fat të gjesh një burrë, që nuk shkon me meshkuj

Shkëndije Mujaj po shijon suksesin e këngës “Cash”, për të cilën ajo thotë se është inspiruar nga ato, që i konsideron “cheap bitch” në tregun muzikor. Po si protagoniste e këtij tregu, Shkëndija ka shumë për të thënë për muzikën, paratë, propozimet nga sheikë dhe martesën. E komentuar si një ndër këngëtaret më pasanike të Kosovës, modelja dhe këngëtarja rrëfehet në këtë fillimviti për gazetën “Panorama”.

Koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shpat Kasapin, Sabianin e Marselin. Çfarë të lidh me secilin prej tyre jashtë punës?

Po përveç punës dhe muzikës, ne thjesht kemi shoqëri dhe kuptohemi në aspektin e humorit.

Je komentuar për suksesin e këngës “Cash”. Si lindi ideja, pra, cilave femrave të showbiz-it u drejtohet kjo këngë?

Ideja e këngës “Cash” më lindi, ose më mirë të them, më inspiruan disa “cheap bitch” in dhe out të tregut muzikor, të cilat i kam takuar dhe e di çfarë kërkojnë konkretisht. Këngën “Cash” e kam shkruar vetë, ndërsa muzikën e ka shkruar Dj. Nardi. Plus, e bukura e kësaj është që të trija këngët e fundit që i kam shkruar vetë, kanë qenë në “Charts swiss Germany” dhe “Austria charts”. Ndaj, pas këtij suksesi, vendosa që të gjitha këngët e tjera, tani e tutje, do t’i shkruaj vetë duke përzgjedhur zhanrin e duhur.

Image

Komentohesh gjithmonë për linjat seksi dhe sidomos për vithet. Fiziku që ke, ta ka bërë jetën më të thjeshtë apo të vështirë si këngëtare?

Hmmm. Dukja ime aq sa ma lehtëson suksesin në showbiz, aq edhe më shumë ma rëndon jetën e përditshme private. Pamja në muzikë të ndihmon deri në momentin kur këndon live. Aty pastaj e kuptojnë të gjithë se sa këngëtare je.

Ke marrë propozime nga burra të pasur këto kohë, apo nga ndonjë shqiptar me pushtet?

Propozimet janë relative, pasi për t’i seleksionuar propozimet e reja duhet kohë e mjaftueshme. Kohën s’e kam për momentin, kështu që ofertat mbeten në pritje. Di të them që mes propozimeve ka edhe sheikë, por ka diçka. Për mendimin tim mund të kesh pushtetin edhe emrin e madh, por s’duhet të harrojmë se ç’vlerë ka paraja apo posedimi i gjërave të mëdha nëse një mashkull ka edhe ato gjërat e vogla? Mos më keqkuptoni për këtë që po them, por për mua diçka e vogël është karakteri i ulët, që nuk e pranoj. Plus më duhet ta përmend faktin, që për mua i pushtetshëm është vetëm Zoti. Këta të tjerët janë thjesht aq të pushtetshëm, sa kur bien të flenë në darkë nuk e dinë a do të zgjohen apo jo. Ja, ky është pushteti i njeriut.

Image

Nga ana tjetër, edhe ty s’të mungon pasuria. Ndodh që meshkujt të afrohen për paratë dhe si sillesh me ta kur e kupton diçka të tillë?

Hmmmm. Të gjithë ata të cilët synuan diçka, pra, u afruan me një ide apo qëllim të keq, unë s’kam çfarë të reagoj. Zoti ata persona nuk i lë gjatë afër meje, pra, janë thjesht kalimthi. Ata kuptojnë se nuk duhet nisur nga  dukja dhe paraqitja. Të gjithë çuditen, por e marrin vërtet një mësim jete nga unë.

Ti e mendon martesën, apo sjelljen në jetë të një fëmije?

Tani, të them të drejtën, pa ofenduar askënd, nuk është se e kam menduar. Martesa për mua është diçka e rëndë- sishme, që i jep edhe një pasqyrë fëmijës. Sepse për fëmijën që sjell në jetë, do apo nuk do, je një model. E, për t’i dhënë një model fëmijës duhet të mundohesh që t’i afrohesh perfeksionit. Pra, duhet të mendoj për një familje të shëndoshë, në mënyrë që fëmija të mos ketë pasoja si tani që është bërë katastrofë fare jeta në çift. I ka humbur fare kuptimi martesës.

Në ç’aspekt mendon se është degjeneruar sot marrëdhënia në çift. Pra, çfarë të bën të hezitosh për të hedhur hapin tënd?

Më thoni çfarë nuk është degjeneruar?! Së pari, orientimi seksual, pra, duhet të jesh me fat ta gjesh një burrë që nuk shkon me meshkuj. Roli i mashkullit ka humbur efektin për shkak se ai nuk shikon virtytet morale dhe se shumica e tyre janë fiksuar te dukja. E, më kryesorja është se meshkujt nuk dinë ku fshihet lumturia. Ata janë gjithmonë në kërkim, pasi nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë.

Image

Nisur nga stili i jetës që bën, je e fiksuar pas veshjeve markë si shumë vajza të showbizit?

Nuk është etike dhe modesti të flasim për veshjet markë, pasi ato nuk është se po më ngrenë mua personalitetin, pasi është e kundërta. Unë mendoj se të gjithë ata, apo ato, që kanë kompleks të veshin veshje markë nuk kanë formim personal, ndaj u duhet të fshihen pas një marke të shtrenjtë, që në fund të fundit e ka dizenjuar një homoseksual. Por mund të jetë edhe thjesht një idiot, ndaj unë s’kam pse të mburrem me emrin e tij apo të saj.

Image

 

(Kosova Sot)