Fuqia e yllit (Foto)

  • 14 January 2018 - 08:00
Fuqia e yllit (Foto)

Margot Robbie fiton çmimin për Aktoren më të Mirë

Ajo është bukuroshja bombastike nga Australia, derisa fuqia e saj prej një ylli vazhdon të rritet. Kështu, Margot Robbie, si një loçkë e vërtetë, kishte marrë pjesë te ngjarja "Critics' Choice Awards" që u mbajt në Los Anxhelos. Bukuroshja 27 vjeçe ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj Tom Ackerley. Shfaqur me stil, ylli ishte veshur me një fustan të artë me linja të zeza. Ishte kjo veshja prej një fitueses, e cila ka fituar çmimin "Best Actress" për paraqitjen e saj te "I, Tonya". Çmimin e kishte fituar karshi një konkurrencës nga Tiffany Haddish për "Girls Trip", Zoe Kazan për "The Big Sick", Saoirse Ronan për "Lady Bird" dhe Emma Stone për "Battle of the Sexes". Margot kishte theksuar edhe belin, falë rripit të artë metalik dhe kishte bizhuteri me ngjyra.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)