Kush është mashkulli misterioz me të cilin po flirton Rita? (Foto)
Që nga ndarja nga i dashuri Ricky Hil, Rita Ora po e shijon në maksimum të qënit single.
Por në fotot më të fundit të sjella nga Dailymail, artistja me origjinë shqiptare mund t’ia ketë vënë syrin dikujt tjetri.
24 – vjeçarja ndodhet me pushime në Ibiza ku u fotografua në shoqërinë e disa miqve të saj.
Ajo që bie në sy nga këto foto është mënyra sesi Rita qëndron pranë një mashkulli misterioz, me të cilin shfaqet tepër flirtuese dhe e interesuar.
Siç raporton Dailymail, këngëtarja dhe mentorja më e re e “X Factor UK” shoqërohej nga stilisti i saj Kyle De’Volle, si dhe nga dy persona të tjerë, mashkulli me të cilin po flirtonte dhe një femër.
Rita dhe Ricky, djali i stilistit të famshëm Tommy Hilfiger i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të angazhimeve profesionale
(Kosova Sot)