Arilena Ara surprizon fansat, bën ndryshime drastike në ‘look’ (FOTO)

  • 15 January 2018 - 11:05
Arilena Ara surprizon fansat, bën ndryshime drastike në ‘look’ (FOTO)

Për vite me radhë e kemi parë të shfaqet me flokë ngjyrë mjalti dhe herë pas here duke luajtur me nuancat e kafes, por kësaj here  ka vendosur ti befasojë fansat e saj.
Bëhet fjalë per këngëtaren Arilena Ara,  e cila është bërë bjonde, por bjonde me lesh të verdha ama,  siç thotë dhe ajo shprehja.
Ditën e djeshme këngëtarja shpërndau një fotografi me flokët bjonde, në platin.
Arilena duket  ndryshe me look-un  e ri dhe fansat e kanë pëlqyer shumë pamjen e re të këngëtares, pasi nuk ja kanë kursyer aspak komplimentat.
Viti i kaluar mund të themi me bindje se ka qenë viti i Arilenës, pasi kënga  “Nëntori” u bë çelsi i suksesit që do e ngjiste artisten në shumë skena ndërkombëtare.

Image

 

(Kosova Sot)