Ija i shkruan Dua Lipës: Ngele me llap jashtë! Bes Kallaku: Nuk kam gisht unë (FOTO)

  • 15 January 2018 - 12:25
Ija i shkruan Dua Lipës: Ngele me llap jashtë! Bes Kallaku: Nuk kam gisht unë (FOTO)

Gjyshja e Bes Kallakut prej disa ditësh ka hapur “Instagram” dhe numri i atyre që e ndjekin është rritur shumë shpejt. Ija si përdoruese e re e këtij rrjeti social,  lë komente gjithandej, të cilat Besi i ndan me fansat si situata komike.
Një prej tyre ka qenë edhe komenti që Ija i ka shkruar këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
“Ngele me llap jasht o tkeqen nona”-  ka shkruar Ija në një foto ku Dua ka nxjerrë gjuhën.
Ndërkohë aktori betohet se nuk ka asnjë lidhje me këtë koment të gjyshes së tij.
“Pash zotin nuk kam gisht fare unë. O Ije je dashuri” – thot Besi mbi foton e Duas ku dallohet qartë komenti i Ijes.

 

Image

 

(Kosova Sot)