’Dilara’ dhe bashkëshorti i saj shqiptar bëhen prindër për herë të parë

  • 15 January 2018 - 17:11
’Dilara’ dhe bashkëshorti i saj shqiptar bëhen prindër për herë të parë

Ebru Özkan, është një nga aktoret turke e cila u bë e njohur për publikun shqiptar në rolin e bashkëshortes së Xhihanit, Dilara. Aktorja prej disa vitesh është martuar me aktorin e njohur shqiptar, Ertan Shabanim, i cili ka qenë pjesë e filmit “Lugina e ujqërve” në rolin e Gölge. Në vitin 2016 ata bënë të ditur për publikun martesën e tyre. Së fundmi dy partnerët janë bërë prindërit e një vajze të pagëzuar me emrin “Biricik”. Ditën e premte aktorja Ebru ka postuar foto nga lindja e vajzës, duke dhënë në këtë mënyrë lajmin e mirë për të gjithë.

(Kosova Sot)