Ia nis me Milanon

  • 16 January 2018 - 08:20
Ia nis me Milanon

Ajo ishte cilësuar si modelja më e paguar për vitin që sapo e lamë pas. Dhe, kësaj radhe, ishte bërë e ditur te "Milan Fashion Week", që modelja Kendall Jenner ishte fytyra e re për shitoret me pakicë italiane prej lëkurës "Tod's", përkrah valltarit të falshëm të baletit Roberto Bolle. Bukuroshja 22 vjeçe u duk shumë shik thuajse e përsosur derisa kishte pozuar me një qenush që ka të bëjë me fushatën për Pranverën 2018. Në njërën nga fotot, Kendall ishte parë me një palë xhinse të bardha e të ngushta, një këmishë të kaltër të çeltë si dhe një palë papuçe prej lëkure - që po ashtu janë pjesë e koleksionit të "Tod's" për Pranverën 2018. Flokun e kishte të lirë, derisa ishte shfaqur me shumë pak grim.

(Kosova Sot)