Ju pëlqeu Elhaida bionde? Nuk do e njihni me flokë të shkurtra (FOTO)

  • 16 January 2018 - 11:16
Ju pëlqeu Elhaida bionde? Nuk do e njihni me flokë të shkurtra (FOTO)

Elhaida Dani duket se nuk po gjen rehat me flokët e saj.  Javën e kaluar këngëtarja u shfaq me flokë bjonde që i shkonin shumë dhe fansat e komplimentuan për këtë ndryshim.
Por dje Elhaida i ka befasuar ndjekësit e saj me një foto ku ajo shfaqet bjonde dhe me flokë të shkurtra fare. Me look-n e ri këngëtarja nuk ka as hije me vajzën brune që jemi mësuar të gjithë të shohim. Fotoja që artistja publikoi në “Instagram” duket se paralajmëron një projekt të ri muzikor prej saj.  “Sapo shkrova një këngë të re”- shkruan ajo.  Në qoftë se është kështu, Elhaida Dani pritet ta surprizoj publikun me një stil dhe look totalisht ndryshe.

Image

 

(Kosova Sot)