Deputetja shqiptare rrëzohet nga shkallët, Noizy e bën videon virale (VIDEO)

  • 16 January 2018 - 11:46
Deputetja shqiptare rrëzohet nga shkallët, Noizy e bën videon virale (VIDEO)

Kur dikush rrëzohet zakonisht shkaktohen të qeshura te njerëzit që ndodhen aty pranë dhe më vonë pyetet në qoftë se është vrarë ose jo.
Po kur rrëshkitja i ndodh një personazhi publik dhe fokusohet nga të gjitha kamerat e pranishme? Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka rrëshkitur ditën e djeshme në shkallët e parlamentit për shkak të lagështirës së krijuar nga rreshjet e shiut.
Ky moment u fokusua nga kamerat dhe bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Por Noizy e ka ripostuar videon në profilin e tij në “Instagram” duke e kthyer në një situatë komike së bashku me të gjithë ata që e ndjekin këngëtarin.
” ouuuu u rrëzove? Jo mëëë. Unë kështu i zbres shkallët gjithmonë” – shkruan Noizy.

 

 

(Kosova Sot)

 

- Ouuu u rrëzove? - ‎Jo mëëë... unë kshu i zbres shkallët gjithmonë

A post shared by NOIZY (@zinizin) on