“Po sikur të vdes?!”- Big Mama tregon çfarë bëri pak para operacionit

  • 16 January 2018 - 09:11
“Po sikur të vdes?!”- Big Mama tregon çfarë bëri pak para operacionit

Vetëm para disa kohësh këngëtarja e njohur Big Mama i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal për ngushtimin e stomakut. Përpara se të hynte në sallën e operimit këngëtarja bëri një video ku filmoi veten. Në një intervistë për ‘Prive’ ajo ka treguar arsyet se përse u vetfilmua para se të hynte në sallën e operacionit.

“Jam frikësuar dhe ashtu e frikësuar kam shkuar me këmbët e mia në operacion. E kam filmuar veten dhe thosha me vete: A jam budalle unë që po filmoj veten? Thosha po të vdes, më mirë e kanë fotografinë e fundit. Çdo lloj mendimi më vinte, nga e mira deri te e keqja. Edhe pse unë shkova me këmbët e mia,” –u shpreh këngëtarja.

(Kosova Sot)