Granit Xhaka dhe Leonita zyrtarisht të martuar (Foto)

  • 16 January 2018 - 19:47
Granit Xhaka dhe Leonita zyrtarisht të martuar (Foto)

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bukuroshja Leonita Lekaj, gjatë verës së vitit 2017,  kanë kurorëzuar dashurinë një ceremoni shumë private në Kosovë, mirëpo duket se sot martesa ka marrë formën e vërtetë. Dyshja në fjalë, kanë vendosur që sot në tre vjetorin e  lidhjes së tyre të kurorëzojnë zyrtarisht dashurinë e tyre me martesë. Graniti ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ata shihet duke e firmosur aktin e martesës. “Sot ne nuk festojmë vetëm tre vite të mrekullueshme bashkë…Sot ajo është bërë Znj.Xhaka”, ka shkruar Graniti në Instagram. E veshur me një fustan ngjyrë kafe, Leonita duket tejet elegante, teksa Graniti kishte zgjedhur një kostum blu që i shkonte shumë.
 

(Kosova Sot)