Sytë te topi (FOTO)

  • 17 January 2018 - 08:22
Sytë te topi (FOTO)

Jennifer Lopez vjedh një puthje nga i dashuri Alex Rodrogues gjatë lojës në Majami. Një nga qëllimet e shumicës së ekipeve sportive është që sytë t'i mbajnë te topi. Por, për spektatorin dhe ish-lojtarin profesionist Alex Rodriguez kjo nuk ishte aspak punë e lehtë, marrë parasysh faktin se të dashurën e tij Jennifer Lopez e kishte dërguar në një ndeshje basketbolli në qytetin e Majamit. Sportisti i pensionuar ishte parë bashkë me të dashurën e tij të bukur në lojën midis 'Duke Blue Devils' dhe 'Miami Hurricanes'. Ekipi vendas e kishte humbur lojën nga "Blue Devils" me rezultatin final 83 - 75. Megjithatë, A-Rod lojës nuk i kishte kushtuar edhe aq vëmendje, derisa kishte për të dhënë shumë puthje për J-Lo, 48 vjeçe, veshur me një bluzë me jakë të thellë dhe një palë vathë të mëdhenj, derisa bashkë po bënin shumë 'selfie'.

Image

 

(Kosova Sot)