Miriam Cani mahnit me pamjen e saj natyrale

  • 18 January 2018 - 14:36
Miriam Cani mahnit me pamjen e saj natyrale

Këngëtarja e njohur Miriam Cani në fundin e vitit 2017 shënoi rikthimin e saj në muzikë, pas një mungesë të gjatë në skenë për shkak të mëmësisë.

Ajo u rikthye me gjithsej dy projekte, me anë të së cilave arriti të rikthejë pëlqyeshmërinë e publikut, që e ka pasur gjithmonë lidhur me këngët e saj të veçanta.

Cani është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft e freskët.

Ndonëse e shohim me grim dhe të trukuar në skenë, kësaj here ajo vendosi të befasojë fansat teksa pozoi pa makijazh.

Dhe në fakt, ajo duket bukur dhe tejet tërheqëse edhe kur është natyrale.

Image

(Kosova Sot)