Khloe Kardashian në dyshim për emrin e fëmijës: E kam të vështirë, unë mezi vendos se çfarë do ha

  • 20 January 2018 - 12:17
Khloe Kardashian në dyshim për emrin e fëmijës: E kam të vështirë, unë mezi vendos se çfarë do ha

Khloe Kardashian është akoma në dyshime për emrin e femijës së parë me Tristan Thompson.
33-vjeçarja, e cila ka 115.8M ndjekës ne rrjetet sociale, ka treguar se e ka të vështirë të vendosë se me çfarë të ushqehet, jo më të vendos emrin e fëmijës. “Unë mendoj se nëqoftëse është djalë do i vendos emrin Tristian Jr, nëqoftëse është vajzë nuk e di nga do ia filloj”-u shpreh ajo. Khloe dhe partneri i saj të cilët nuk kanë në plan martesë, janë përfolur se do te bëhen prindër të një djali në muajin prill. “Ne nuk kemi plane për martesë, sepse kam nxituar disa herë në të kaluarën “-ka treguar disa kohë më parë Kardashian.

(Kosova Sot)