Ronela Hajati për shkrimtarin e njohur: Ai është shumë pervers, do pres sa…

  • 20 January 2018 - 13:51
Ronela Hajati për shkrimtarin e njohur: Ai është shumë pervers, do pres sa…

Para pak kohësh ajo u bë objekt memesh në rrjetet sociale për mosnjohjen e shkrimtarit Charles Bukowski. Madje një pjesë e histerikëve që shpërthyen ndaj saj e lexuan si “karma” të një deklaratë të mëhershme të këngëtares se meshkujt shqiptarë janë të pakulturuar, nuk dinë të flasin për libra dhe poezi.

E ftuar në BOOM, Ronela Hajati, thotë se nuk është ndonjë mëkat i madh të mos kesh lexuar veprat e shkrimtarit.

Hajati: Mua më erdhi një çike për të qeshur se ne e kemi këtë gjë, një gjë të gjejmë dhe hajt.. U revoltuan aq shumë të gjithë, këta janë rritur të gjithë me Bukowski, u habita se mu hodhën me një lloj vrazhdësie që një njeri që është aq i lexuar sa këta të indinjuarit nuk mund të përgjigjet me atë lloj fjalori. Nga Bukowski nuk kam lexuar asgjë, kam dëgjuar nga mami im se e kam zyshë letërsie dhe ajo ka lexuar çdo lloj libri ekzistent. Nuk më ka tërhequr, më pëlqejnë më shumë librat misterioz,  me aventura, nuk më ka tërhequr, nuk e kam lexuar.

Po si është jeta e një vajze që nuk njeh Bukowskin?

Hajati: Shumë më e qetë.Unë e njoh si shkrimtar, thjesht nuk e kam lexuar. Jeta ime nuk është bosh por do të pres sa plot do të jetë kur ta lexoj. Po kam përshtypjen se nuk ka për të pasur ndonjë diferencë. Ai është shumë pervers si shkrimtar. I qëndroj shumë asaj që kam thënë më përpara sepse ashtu është, për arsimimin. Sado të revoltohen njerëzit, është shumë e përgjithshme. Le të jem e paditura më e madhe në botë, prapë njeriu ka nevojë të arsimohet, shkollohet. Më shkruante njëri, ti më thoshte mua, bënte dhe një sharje të vogël pak ordinere në kllapa, më tregon mua për libra. Unë çohem në 5 të mëngjesit se duhet të ushqej kalamajtë dhe shkoj punoj diku. Kur nuk je i arsimuar në majë të malit do të punosh. Puna nuk është turp, por pse nuk duhet të ketë ambicie njeriu? Ka pasur njerëz që kanë jetuar na fshatra të thella dhe janë bërë koka.

(Kosova Sot)