Yll Limani: Kam rrezikuar dy herë burgun

  • 21 January 2018 - 16:28
Yll Limani: Kam rrezikuar dy herë burgun

Këngëtari Yll Limani duket se është përballur disa herë me policinë dhe në dy raste ka rrezikuar edhe burgun.
Këtë e ka pranuar vet këngëtari i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, të Luana Vjollcës.
Në një nga lojërat e zhvilluara, këngëtari u pyet nëqoftëse ishte arrestuar ndonjëherë nga policia dhe ai ka thënë po:
” Kanë qenë dy raste kur desh kam shkuar në burg, një herë për shkak të pijes, isha i dehur, por për fatin tim të mirë nuk po i jepja makinës në ato momente” ka treguar Limani.

Ndërkohë që rastin e dytë e ka lenë pa sqaruar për publikun.

(Kosova Sot)