Elegante (FOTO)

  • 22 January 2018 - 08:53
Elegante (FOTO)

Margot Robbie e mëndafshtë arrin te "Producers Guild Awards"

Ajo është ish-ylli nga "Neighbours", e cila ka lansuar kompaninë e saj personale të produksionit të filmit, të quajtur "LuckyChap Entertainment", në vitin 2014. Dhe, kështu, aktorja Margot Robbie me shpejtësi të madhe po shndërrohet në një person me peshë të madhe në Hollivud, duke marrë pjesë te "Producers Guild Awards" në Los Anxhelos. Bukuroshja 27 vjeçe u duk shumë e bukur dhe elegante veshur me fustanin e mëndafshtë me ngjyrë të zezë, pasi që ishte vlerësuar për punën e saj te filmi "I, Tonya". Margot kishte bërë një arritje që të ndalte frymën, veshur me fustanin e gjatë me ngjyrë të zezë me dekolte të zbuluar dhe kraharorin jashtë. Veshja e biondinës kishte një të ndarë në ijë duke shfaqur këmbët e saj. Për aksesorë kishte një çantë katrore dhe bizhuteri derisa flokun e kishte në valë të buta.

Image

 

 

(Kosova Sot)