Grimeri i Kim Kardashian: Krenar që jam shqiptar (VIDEO)

  • 22 January 2018 - 09:47
Grimeri i Kim Kardashian: Krenar që jam shqiptar (VIDEO)

Një nga mysafirët special të eventit ”ODA” mbrëmë ishte edhe grimeri me famë botërore Mario, i cili është edhe grimeri personal i modeles të famshme Kim Kardashian.

Mario përveç që mori pjesë, u nderua edhe me një çmim, madje u pa të jetë shumë i lumtur që erdhi në Tiranë mes personaliteteve më të shquara.

Grimieri i njohur mbajti edhe një fjalim, të cilin e ka shpërndarë edhe në rrjetin e tij social Instagram, ku shprehet mirënjohës dhe falenderues për mbështetësit e tij shqiptarë.

Mbi të gjitha ai shprehu krenarinë e të qënit shqiptar.

(Kosova Sot)