Nepsi shtatzënisë, dikush ti gjej ushqim shqiptar Emina Çunmulaj (FOTO)

  • 22 January 2018 - 11:22
Nepsi shtatzënisë, dikush ti gjej ushqim shqiptar Emina Çunmulaj (FOTO)

Nepsi gjatë shtatzënisë i detyron shumë prej  bashkëshortëve të dalin të kërkojnë produkte që nuk janë të stinës dhe pothuajse të pa mundura për t’u gjetur.
Po kur nepsi të kap për ushqim tradicional shqiptar në mes të Los Angeles, puna vështirësohet edhe më shumë.
Kjo i ka ndodhur modeles shqiptare Emina Cunmulaj e cila ështe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Emina dje u ka kërkuar të gjithë fansave të saj në “Instagram” ti jepnin informacion se ku mund të gjej ushqim tradicional shqiptar në Los Angeles.
“Sot dua ushqim tradicional shqiptar, në fakt  e dua çdo ditë por sot e dua më shumë, kështu që nëse njihni dikë në Los Angeles që gatuan ushqim shqiptar, më dërgoni mesazh” -ka shkruar Çunmulaj në “Instagram”.
Dhe duket se ka gjetur diçka, pasi disa orë më vonë 31-vjeçarja publikoi disa pjata me djath të bardhë, domate, kastravec, vezë të ziera, patate të skuqura etj.
Te paktën me keto do e ketë shuar disi nepsin për ushqime shqiptare.

Image

 

(Kosova Sot)