Këngëtarja e njohur ndryshon look, ja arsyeja (FOTO)

  • 22 January 2018 - 13:07
Këngëtarja e njohur ndryshon look, ja arsyeja (FOTO)

Këngëtarja Adelina Ismaili vjen me një look të ri, pasi do të ketë një rol në serialin “O sa mirë”.

Ajo ka nënshkruar një kontratë me produksionin e “O sa mirë” dhe do të jetë pjesë e serialit deri në fund të këtij sezoni. Duke qenë se tashmë Ismaili ka një profesion të ri, atë të aktrimit, ajo ka ndryshuar tërësisht pamjen.

Në një fotografi të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Adelina shfaqet me flokë të shkurtër dhe me balluke.

Por siç vihet re, këngëtarja e ka ruajtur ngjyrën e saj të zezë të flokëve dhe nuk ka eksperimentuar me ndonjë ngjyrë tjetër. Pavarësisht kësaj, Ismaili si gjithmonë ka një pamje atraktive dhe shumë në formë.

Image

 

(Kosova Sot)