Nuri i shtatzënisë, si duket Amin me barkun e rrumbullakosur në pritje të fëmijës së dytë (FOTO)

  • 22 January 2018 - 13:12
Nuri i shtatzënisë, si duket Amin me barkun e rrumbullakosur në pritje të fëmijës së dytë (FOTO)

Amarada Toska është në pritje të fëmijës së saj të dytë ndërsa gjatë muajve të parë të shtatzënisë ajo është treguar shumë e kujdesshme për të mos ekspozuar shumë nga këto çaste lumturie për çiftin e njohur të showbizit.

Por ndërsa ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, mbrëmjen e djeshme një mikesha e saj, ka publikuar disa foto me Ermalin ku në sfond duket edhe Ami me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë vetë ajo ka publikuar një tjetër foto në profilin e saj të Instagramit, teksa shihet se shtatzënia e dytë i ka dhënë një bukuri të veçantë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)