Mariza: Dikur lija orën e parë të mësimit për një djalë

  • 23 January 2018 - 10:13
Mariza: Dikur lija orën e parë të mësimit për një djalë

Këngëtarja shumë e ëmbël e muzikës shqiptare së fundmi përveç muzikës ka vendosur të angazhohet edhe në botën e televizionit duke drejtuar një emision. E ftuar sot në ‘Top Albania Radio’ ajo ka treguar të gjitha projektet që ka për të ardhmen, duke thënë se shumë shpejt mendon të kthehet përsëri në muzikë me një koncert recital. Mariza gjithashtu me shumë nota humori ka treguar dhe një histori të kohëve të shkuara. Kur këngëtarja studionte në ‘Liceun Artistik” ndodhte që të linte orët e para të mësimit, që të shikonte një djalë për të cilin kishte simpati. Djali studionte në një shkollë tjetër, ama dhe ai mezi priste që ta shikonte Marizën, pra ndjenja ishte reciproke midis të dyve. “Kjo ka qenë një nga ato dashuriçkat që ti kënaqeshe vetëm me një shikim dhe kjo ka ndodhur kur të dy ishim vonë për në shkollë dhe u përplasëm pa dashje me njëri-tjetrin në rrugë” ka treguar Mariza duke qeshur.

(Kosova Sot)