Sarp’ i ‘Të Infiltruarit’ kujton kohën kur shokët talleshin me të

  • 23 January 2018 - 17:35
Sarp’ i ‘Të Infiltruarit’ kujton kohën kur shokët talleshin me të

Çağatay Ulusoy i njohur nga publiku shqiptar si personazhi kryesor në telenovelën “Të Infiltruarit” ka treguar se në gjimnaz nuk ishte shumë i njohur dhe shokët talleshin me të. Mënyra se si emri i tij shqiptohet ngjan me një bretkosë, prandaj nxënësit e tjerë e tallnin. Aktori tha se: “Kur kam qenë në shkollë fëmijët e tjerë talleshin me mua dhe më thonin Sha-Sha, ose Tashao. Kur më thonin Sha-Sha mërzitesha, ndërsa Tashao më pëlqente.” Megjithatë kjo kohë ka kaluar për të dhe tani ai është një ndër aktorët dhe modelët më të kërkuar në Turqi.

(Kosova Sot)