Ronela Hajati pajtohet me ish-të dashurin, krah për krah me Stinen, pas gjashtë vitesh të ndarë

  • 01 February 2018 - 14:37
Ronela Hajati pajtohet me ish-të dashurin, krah për krah me Stinen, pas gjashtë vitesh të ndarë

Ronela Hajati e mbylli vitin 2017-të me publikimin e këngës me titull “Diamanta” me Young Zerkën. Ndërkohë që deri tani i kemi parë çift, këngëtarja e ka mohuar vazhdimisht se mes tyre ekziston një lidhje dashurie, edhe pse kjo ka tingëlluar e pabesueshme, sidomos për miqtë dhe kolegët e afërt, që i shohin 24 orë në 24 bashkë.

Ndërkohë, që një poster ku ajo shfaqet krah për krah me ish-të dashurin Ernest Duka (Stine) ka bërë të nisin shkrimet dhe aludimet në rrjetet sociale.

Ajo zëvendëson Zerkën me Stinen, me të cilin u përfol për një lidhje dashurie në vitin 2012, pasi u kapën duke shkëmbyer puthje në një club nate, në fund të shkurtit.

Nga ajo kohë u tha se u ndanë dhe nuk kishin as komunikim me njëri-tjetrin, por duket se gjërat në gjashtë vjet kanë ndryshuar dhe këngëtarja është pajtuar me ish-të dashurin, i cili tashmë ka statusin e babait të një vajze, që nga vjeshta e vitit 2016.

Nuk dihet, se si e ka toleruar partnerja aktuale e Stines, Graciela Pashaj, këtë bashkëpunim për koncerte të Stines me ish-bashkëpunëtoren që kishin lidhje dashurie, Ronelën.

Nuk e dimë, çfarë e solli ftohjen e marrëdhënies së tyre, madje, edhe ndarjen vite më parë, por sot, pas kaq vitesh, dy ish-at do të ndajnë skenën bashkë në një nga club-et e Tiranës. Kjo ka tërhequr mjaft vëmendje, pasi deri tani këngëtarja këndonte vetëm me Young Zerkan nëpër koncerte. Ndërkohë, kantautori Nesti Duka (Stine) ka statusin e babait, pasi partnerja e tij, po ashtu këngëtare, Graciela Pashaj, solli në jetë vajzën e tyre, Estia.

Jeta e tij tashmë është stabilizuar, ndërkohë që është vendo-sur në vilën e re, në periferi të Tiranës, brenda së cilës ka instaluar dhe studion muzikore.